Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Fjeti me 400 gra, organizoi orgji për bashkëlojtarët, mori 22 kartonë të kuq dhe nuk fitoi asnjë trofe

Fjeti me 400 gra, organizoi orgji për bashkëlojtarët, mori 22 kartonë të kuq dhe nuk fitoi asnjë trofe

Sport October 21, 2020 - 10:02
Lajmet e fundit nga sporti

Futbolli nganjëherë di të ofroi histori të pabesueshme. E tillë është ajo për ish-futbollistin e Chelseat dhe Birmingham Roy MacDonald, transmeton “Zeri.info”.

Ai cilësohet padyshim një nga lojtarët më të çmendur që ka shkelur ndonjëherë në fushën e futbollit. Ky futbollist theu gjithë rekordet duke u ndëshkuar plot 22 herë me karton të kuq.

"Futbollisti më i çmendur që u pa brenda dhe jashtë fushës", kështu e përshkruan media angleze Roy, i cili sot është 62 vjeç. Në 18 vjet të karrierës së tij, Roy luajti 650 ndeshje, shënoi 150 gola dhe mori 22 kartonë të kuq.

Ai ishte jashtëzakonisht aktiv edhe jashtë fushës. Në autobiografinë e tij, ai zbuloi se kishte 400 partnere seksuale, ai pranoi se i pëlqente të bënte një orgji me shokët e tij të skuadrës dhe se sëmundjet seksualisht të transmetueshme nuk i lënin kurrë përshtypje. /Zeri.info