Te Liverpooli të gjithë të zemëruar me Pickfordin: Ndërhyri si budalla pa brirë

Te Liverpooli të gjithë të zemëruar me Pickfordin: Ndërhyri si budalla pa brirë

Sport October 21, 2020 - 09:21
Lajmet e fundit nga sporti

Liverpool sonte do të ballafaqohet me Ajaxin në Amsterdam në kuadër të ndeshjeve të para në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, megjithatë skuadra ende e ka mendjen te lëndimi i rënd i mbrojtësit Van Dajk, transmeton “Zeri.info”.

Georginio Wijnaldum e akuzoi portierin Jordan Pickford se është budalla me brirë dhe Evertonin për qasje plotësisht të papranueshme gjatë derbit të Merseyside. Ndërsa Jurgen Kloppi i mllefosur tha se e ndan mendimin me lojtarët e vet.

Wijnaldum tha se ai dhe bashkëlojtarët e tij e përjetuan një natë pagjumë të shtunën, pasi Van Dijk e dëmtoi ligamentin e brendshëm të gjurit dhe se të kuqtë vazhdojnë të ndihen të shkatërruar edhe pas katër ditëve.

“Ne jemi të zemëruar. Pickford ndërhyu si budalla pa brirë, sipas mendimit tim. Besoj se ai nuk deshi ta lëndojë Virgilin në mënyrën siç e lëndoi, por mënyra sesi ndërhyu ndaj tij tregon se thjesht atij nuk i bëri fare se çfarë mund të ndodhë më pas”, shtoi ai.

Van Dijk do të mungojë pothuajse tërë sezonin për shkak të lëndimit të gjurit të djathtë, të cilin i duhet ta operojë. /Zeri.info