Lazio “shkatërroi” Dortmundin, Inzaghi flet edhe për debutimin e Vedat Muriqit

Lazio “shkatërroi” Dortmundin, Inzaghi flet edhe për debutimin e Vedat Muriqit

Sport October 21, 2020 - 08:43
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi është parë shumë i lumtur pas ndeshjes së mbrëmshme ku skuadra e tij e mposhti Dortmundin me rezultat 3:1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan “Zeri.info”.

Trajneri italian e ka përmendur edhe Vedat Muriqin për debutimin e tij.

“Morëm mësim të mirë nga humbja ndaj Genoas. Reagimi ishte fantastik dhe skuadra ime ishe e shkëlqyer. Correa dhe Immobile kanë bërë një punë të pabesueshme. Kur në lojë u fut Muriqi dhe Caicedo, dëshmuan se janë të dobishëm edhe nga banka rezervë. Pres ta kam shpejt skuadrën e kompletuar edhe me lojtarët që sot janë të lënduar, dhe më pas do të luftojmë në tri fronte” ka thënë Inzaghi./Zeri.info