Lajmi i fundit: Aro Muric pëson lëndim të rëndë

Lajmi i fundit: Aro Muric pëson lëndim të rëndë

Sport October 20, 2020 - 16:34
Lajmet e fundit nga sporti

Telashet për Përfaqësuesen e Kosovës nuk kanë të ndalur kohëve të fundit, shkruan “Zeri.info”.

Lajmet e fundit dëshpërojnë sërish pasi portieri, Arijanet Muric ka pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar për Gironën.

Klubi spanjoll ka njoftuar se Muric ka pësuar lëndim në miqësoren e fundit që ka zhvilluar dhe do të mungojë rreth 3 javë.

Muric këtë sezon është transferuar në klubin spanjoll në formë të huazimit nga Manchester City.Numri një i Kosovës nëse nuk arrin të rikuperohet, atëherë do të mungojë në ndeshjet e nëntorit të kombëtares. /Zeri.info