Prishtina humb mesfushorin kryesor për dy javë

Prishtina humb mesfushorin kryesor për dy javë

Sport October 19, 2020 - 17:56
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Prishtinës të shtunën ka mposhtur Besën 4:0, ndeshje kjo në të cilën mesfushori, Sabien Lilaj ka pësuar lëndim në minutën e 37-të me çka u zëvendësua me Qendrim Zybën.

"Pas kontrollit të detajuar mjekësor në spitalin “Royal Medical” nga ortopedi specialist, Qerim Kida, është konstatuar zgjatja e muskulit, duke bërë që mesfushori ynë të jetë jashtë fushës për dy javët e ardhshme.

Shpresojmë dhe urojmë futbollistin tonë në shërim sa më të shpejtë", ka shkruar FC Prishtina.

Lilaj iu bashkua sivjet Prishtinës dhe konsiderohet njëri nga përforcimet më të mëdha të klubit. /Zeri.info