I ka milionat por në stërvitje shkon me biçikletë: Robben tregon modestinë që sot nuk shihet te futbollistët e mëdhenj

I ka milionat por në stërvitje shkon me biçikletë: Robben tregon modestinë që sot nuk shihet te futbollistët e mëdhenj

Sport October 19, 2020 - 17:39
Lajmet e fundit nga sporti

Njëri nga yjet më të mëdha të futbollit, Arjen Robben, i ka befasuar të gjithë për mënyrën e jetës modeste që bën, ani pse ka miliona në xhirollogarinë e tij, shkruan “Zeri.info”.

Holandezi nuk e ndërron asnjë mjet transporti me biçikletë.

Si fëmijë, Arjen Robben shkonte vazhdimisht në stërvitje madje edhe në ndeshje me biçikletë, duke kaluar gati 30 kilometra në të dy drejtimet. Tani ai bën të njëjtën gjë në Groningen ku u transferua nga Bayern Munich.

Holandezi legjendar fitoi gjithçka përveç titullit të kampionit të botës, i cili i shpëtoi atij në vitin 2010 në Afrikën e Jugut dhe ai la gjurmën më të madhe në Bayern.

Me Bayrenin ai ka pesë kupa dhe super kupa, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.

Ai u kthye në Groningen këtë verë në moshën 36 vjeç, dhe dashuria e tij për çiklizmin funksionoi përsëri. /Zeri.info