Derbi i zjarrtë i Superligës i besohet gjyqtarit Genc Nuza

Derbi i zjarrtë i Superligës i besohet gjyqtarit Genc Nuza

Sport October 19, 2020 - 16:07
Lajmet e fundit nga sporti

Java e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll pritet të sjellë disa ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe të forta.

Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në Suharekë aty ku ndeshën dy pretendentët kryesor për titull, Ballkani e Drita, shkruan “Zeri.info”.

Si Drita si Ballkani ende nuk kanë humbje në gara edhe pse Drita ka dy lojë më pakë dhe kjo është arsye të pritet një përballje shumë e nxehtë. Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar këmishëzinjtë e kësaj jave, derisa ky derbi i është besuar gjyqtarit më të mirë Genc Nuza.

Ndeshja joshëse është edhe ajo ndërmjet Feronikelit e Prishtinës, drejtësia e së cilësi i është besuar Tefik Malokut.

Ndeshjen Drenica - Arbëria e gjykon Selim Isufi. Dardan Çaka është në ndeshjen Besa – Llapi, ndërsa Gjilani – Trepça ‘89 i është besuar Alban Shalës. /Zeri.infoImage