Ferizaj dhe Istogu i mësojnë të martën kundërshtarët në garat evropiane

Ferizaj dhe Istogu i mësojnë të martën kundërshtarët në garat evropiane

Sport October 19, 2020 - 15:36
Detajet

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Ferizaj, dhe nënkampioni, Istogu, të martën mësojnë kundërshtarët e rundit të tretë në Kupën Evropiane, njofton FHK-ja, përcjell “Zeri.info”.

Për herë të parë ndodh që dy skuadra kosovare të jenë në rundin e tretë të një gare evropiane.

Ferizaj nis garimin prej rundit të tretë, kurse Istogu në rundin e dytë e eliminoi Vushtrrinë.

Shorti për rundin e tretë do të tërhiqet të martën, prej orës 11:00, në Vjenë, njofton EHF-ja.

Ndeshjet e rundit të tretë luhen më 14-15 e 21-22 nëntor. /Zeri.info