Mediumi italian: Askush si Mirlind Daku në Evropë

Mediumi italian: Askush si Mirlind Daku në Evropë

Sport October 19, 2020 - 14:32

Njëri nga futbollistët më në formë në Superligë, pa asnjë dyshim është sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, shkruan “Zeri.info”.

Daku ka realizuar 12 gola për “portokallinjtë” pas vetëm gjashtë xhirove në Superligën e Kosovës në futboll.

E për këtë ecuri të “bomberit”, ka marrë lavdata nga medium i njohur italian “Calcio Style”.

Sipas mediumit në fjalë, nuk ka asnjë lojtarë tjetër në kontinentin e vjetër që krahasohet me lojtarin nga Gjilani.

Image

Kujtojmë se Daku ka ardhur te Ballkani si huazim nga skuadra kroate, Osijek. /Zeri.info