Begolli: Kjo që ndodhi para ndeshjes Greqi - Kosovë ishte skandaloze

Begolli: Kjo që ndodhi para ndeshjes Greqi - Kosovë ishte skandaloze

Sport October 18, 2020 - 23:55

Përfaqësuesja e Kosovës i zhvilloi tri ndeshje në muajin tetor, duke humbur nga Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia si dhe duke barazuar me Greqinë në Ligën e Kombeve.

Para ndeshjes së fundit me Greqinë, Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Edon Zhegrova nuk udhëtuan me skuadrën për në Athinë, raporton "Zeri.info".

Asnjë sqarim nuk u dha për këtë vendim, derisa këtë gjë e sheh "skandaloze" drejtori sportiv i FC Prishtinës, Granit Begolli.

"Tre futbollistë para ndeshjes me Greqinë nuk udhëtuan për në Athinë dhe nuk u dha asnjë sqarim", deklaroi Begolli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Për mua, kjo gjë është skandaloze dhe duhej një sqarim nga Federata e Futbollit të Kosovës", tregoi ai.

"Kjo gjë të bën me nënkuptu se diçka nuk është në rregull", potencoi Begolli. /Zeri.info