Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Begolli habitet me vendimin Challandesit: Ishin vetëm 15 futbollistë në dispozicion, pse nuk u ftua asnjë nga Superliga

Begolli habitet me vendimin Challandesit: Ishin vetëm 15 futbollistë në dispozicion, pse nuk u ftua asnjë nga Superliga

Sport October 18, 2020 - 23:47

Me ndeshjet Drita - Gjilani (0:0), Trepça'89 - Feronikeli (0:0) është mbyllur java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Kjo xhiro ka sjellur përballje dhe rezultate tejet interesante në përgjithësi, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjet tjera, FC Prishtina mposhti Besën (4:0), Ballkani triumfoi përballë Arbërisë (2:4), derisa Drenica befasoi Llapin në Podujevë me rezultat 0:1.

Dhe krejt në fund, "Derbi i Anamoravës" mes Dritës dhe Gjilanit u mbyll pa gola.

Image

Duke folur për formën e lartë të Mirlind Dakut dhe mosftesën e futbollistëve të Superligës nga Përfaqësuesja e Kosovës A, drejtori i FC Prishtinës, Granit Begolli tha:

"Bernard Challandesi, trajneri i Kosovës i ka parë ndeshjet e Mirlind Dakut me Përfaqësuesen U21, ai i ka ndihmësit kosovarë, dyshoj se shkojnë dhe i përcjellin ndeshjet e Superligës".

"Trajneri Challandes i ka pasur 15 futbollistë të gatshëm për ndeshjen ndaj Greqisë, është dashur të ftojë futbollistë edhe nga Superliga, edhe nëse nuk e ka pasur në plan të luajë me ta", deklaroi ai.

"Një ftesë në këso lloj udhëtimesh, do të ishte një motivim shtesë për futbollistët, më ka befasuar çasja e trajnerit", potencoi Begolli në "Dueli Sportiv". /Zeri.info