Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Sokoli lavdëron Ballkanin: Ky futbollist duhet të ftohet nga Kosova, do t'i shtohej motivimi

Sokoli lavdëron Ballkanin: Ky futbollist duhet të ftohet nga Kosova, do t'i shtohej motivimi

Sport October 18, 2020 - 23:40

Me ndeshjet Drita - Gjilani (0:0), Trepça'89 - Feronikeli (0:0) është mbyllur java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Kjo xhiro ka sjellur përballje dhe rezultate tejet interesante në përgjithësi, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjet tjera, FC Prishtina mposhti Besën (4:0), Ballkani triumfoi përballë Arbërisë (2:4), derisa Drenica befasoi Llapin në Podujevë me rezultat 0:1.

Dhe krejt në fund, "Derbi i Anamoravës" mes Dritës dhe Gjilanit u mbyll pa gola.

Duke folur për ndeshjen Arbëria - Ballkani, trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli e ka lavdëruar sulmuesin gjilanas, Mirlind Daku.

Image

Ylli i Ballkanit në gjashtë ndeshjet e para të edicionit të ri në Superligë, ka shënuar 12 gola.

"Ishte një ndeshje cilësore dhe Ballkani me meritë e fitoi këtë ndeshje. Edhe Arbëria luajti mirë, por Ballkani e meritoi tre pikëshin", deklaroi Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Mirlind Daku i ka shënuar deri më tani 12 gola në gjashtë ndeshje dhe duhet të ftohet edhe në Përfaqësuesen A të Kosovës", tregoi ai.

"Me tiparet e Dakut, ai duhet të motivohet. Trajneri Bernard Challandes duhet t'i jap më shumë rëndësi. Daku është futbollist cilësor dhe me ardhjen te Kosova A, motivimi do t'i shtohej", shtoi Sokoli. /Zeri.info