Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Adnan Januzaj shënon gol fantastik për Real Sociedadin

Adnan Januzaj shënon gol fantastik për Real Sociedadin

Sport October 18, 2020 - 23:25

Futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj ka shënuar një gol fantastik për Real Sociedadin në ndeshjen si mysafir me Real Betisin, shkruan “Zeri.info”,

Sociedadi e fitoi takimin 0-3, por goli i tretë dhe i fundit në këtë duel u shënua nga Januzaj në minutën e 88-të të takimit.

Deri te momenti i golit, Januzaj bëri një vrapim fantastik, derisa me një goditje të bukur e mposhti portjerin kundërshtar.

Real Sociedadi i Adnan Januzajt me këtë fitore është në vendin e parë në La Liga momentalisht.

/Zeri.info.