Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Begolli: Testin e vërtetë e kemi në tri ndeshjet e radhës, tani do të shihet forca e skuadrave

Begolli: Testin e vërtetë e kemi në tri ndeshjet e radhës, tani do të shihet forca e skuadrave

Sport October 18, 2020 - 23:23

Me ndeshjet Drita - Gjilani (0:0), Trepça'89 - Feronikeli (0:0) është mbyllur java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Kjo xhiro ka sjellur përballje dhe rezultate tejet interesante në përgjithësi, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjet tjera, FC Prishtina mposhti Besën (4:0), Ballkani triumfoi përballë Arbërisë (2:4), derisa Drenica befasoi Llapin në Podujevë me rezultat 0:1.

Dhe krejt në fund, "Derbi i Anamoravës" mes Dritës dhe Gjilanit u mbyll pa gola.

Duke folur për ndeshjen FC Prishtina - Besa, drejtori sportiv i skuadrës, Granit Begolli është optimist për kryeqytetasit në ndeshjet e radhës.

"Ndeshja me Besën nuk do ta tregojë formën tonë më së miri, tani kemi tri ndeshje me skuadrat që janë pretendente për titullin kampion", deklaroi Begolli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Tani do të shihet forca reale e skuadrave, ne do të mundohemi të mos gabojmë në këtë ndeshje pasi kundërshtarët mund të largohen shumë me pikë", tregoi ai.

"Ne shpresojmë që rezultatet e dobëta i kemi lënë pas, ne do të mundohemi t'i shkojmë ndeshjeve me radhë, kemi një grup të mirë të lojtarëve", ka thënë Begolli. /Zeri.info