Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
'Ministria më mirë ta ndërtojë stadiumin në Gjilan se sa të sponsorizojë klipet e këngëtarëve'

'Ministria më mirë ta ndërtojë stadiumin në Gjilan se sa të sponsorizojë klipet e këngëtarëve'

Sport October 18, 2020 - 23:13

Me ndeshjet Drita - Gjilani (0:0), Trepça'89 - Feronikeli (0:0) është mbyllur java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Kjo xhiro ka sjellur përballje dhe rezultate tejet interesante në përgjithësi, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjet tjera, FC Prishtina mposhti Besën (4:0), Ballkani triumfoi përballë Arbërisë (2:4), derisa Drenica befasoi Llapin në Podujevë me rezultat 0:1.

Dhe krejt në fund, "Derbi i Anamoravës" mes Dritës dhe Gjilanit u mbyll pa gola.

Image

Duke folur për stadiumin e papërfunduar ku u luajt derbi i sotëm, gazetari Betim Zeqiri ka thënë se është për keqardhje se si Gjilani nuk ka një stadium të nivelit të duhur.

"Është gjë e rëndë që se si një qytet si Gjilani që jeton me futbollin, të mos ketë një stadium të mirëfilltë", ka thënë Betim Zeqiri në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Si Drita, ashtu edhe Gjilani, kanë presidentët të fortë, sa që nëse do ua linin në dorë punimet e stadiumit, më shpejt se Komuna dhe Ministria do ta ndërtonin atë", tregoi ai.

"Për Ministrinë do të ishte më mirë t'i përfundonte punimet se sa të sponsorizojnë klipe të futbollistëve apo diçka tjetër", shtoi Zeqiri. /Zeri.info