Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
'Profa' për yllin e Superligës: Që pesë vite nuk kam parë futbollist më të talentuar te Gjilani

'Profa' për yllin e Superligës: Që pesë vite nuk kam parë futbollist më të talentuar te Gjilani

Sport October 18, 2020 - 22:54

Me ndeshjet Drita - Gjilani (0:0), Trepça'89 - Feronikeli (0:0) është mbyllur java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Kjo xhiro ka sjellur përballje dhe rezultate tejet interesante në përgjithësi, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjet tjera, FC Prishtina mposhti Besën (4:0), Ballkani triumfoi përballë Arbërisë (2:4), derisa Drenica befasoi Llapin në Podujevë me rezultat 0:1.

Dhe krejt në fund, "Derbi i Anamoravës" mes Dritës dhe Gjilanit u mbyll pa gola.

Image

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli e ka lavdëruar futbollistin e Gjilanit, Edison Kqiku.

Kqiku po shkëlqen me skuadrën e Gjilanit, por edhe me Përfaqësuesen U21 të Kosovës.

"Në pesë vitet e fundit, nuk kam parë futbollist më të talentuar te Gjilani. Ai shkëlqeu ndaj Andorrës", deklaroi Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Ndaj Arbërisë shënoi dhe asistoi, dhe sot ndaj Dritës bëri një paraqitje të mirë. Kemi të bëjmë me një futbollist cilësor", tregoi ai. /Zeri.info