Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Limani: E kemi merituar fitorën në derbi

Limani: E kemi merituar fitorën në derbi

Sport October 18, 2020 - 22:21

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka thënë se ata e kanë merituar fitoren në derbi kundër Gjilanit, shkruan “Zeri.info”.

Limani i cili është i ftuar në emisionin “Sports Show”, tutje ka thënë se finalizimi iu mungonte atyre.

“Kemi bërë të gjitha përgatitjet për fitore por finalizimi nuk ishte në nivel, nuk kemi qenë të rrezikuar asnjëher dhe mendoj se kemi merituar fitoren por kështu është futbolli”, ka thënë Limani.

Drita dhe Gjilani sot (e diele) i kanë ndarë pikët pasi luajtën 0-0 në derbin e zjarrtë të qytetit të Gjilanit.

/Zeri.info.