Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Përsëritet 'kafshimi i Luis Suarezit', futbollisti kafshon portierin në futbollin francez

Përsëritet 'kafshimi i Luis Suarezit', futbollisti kafshon portierin në futbollin francez

Sport October 18, 2020 - 21:58

Luis Suarez ishte bërë "hit" në Kupën e Botës 2014 kur në ndeshjen Itali - Uruguai kishte kafshuar mbrojtësin italian, Giorgio Chiellini.

Për këtë veprim skandaloz, sulmuesi që sot paraqitet tek Atletico Madridi, ishte pezulluar për shtatë muaj, shkruan "Zeri.info".

Një rast i tillë është përsëritur këtë javë, në ndeshjen Sochaux - Valenciennes në kuadër të ligës së dytë franceze.

Ndeshja ishte tejet e tensionuar, ku u akorduan 44 faulle, dhe në fund sfida u mbyll baras 0:0.

Pas vërshëllimës së gjyqtarit dy skuadrat nuk u futën direkt në dhomat e zhveshjes, por patën një përplasje mes tyre dhe lojtari i Sochaux, Ousseynou Thioune kafshoi portierin e skuadrës kundërshtare, Jerome Prior në faqe. /Zeri.info