Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
John: I kënaqur me formën time, ndaj Feronikelit presim ndeshje të vështirë

John: I kënaqur me formën time, ndaj Feronikelit presim ndeshje të vështirë

Sport October 18, 2020 - 21:46

Otto John, sulmuesi nga Nigeria, ishte fenomenal në ndeshjen e fundit të FC Prishtinës kundër Besës së Pejës në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll duke realizuar tre gola.

FC Prishtina "shpartalloi" skuadrën nga Peja në ndeshjen e djeshme (e shtune) në stadium "Fadil Vokrri" duke fituar me rezultat bindës, 4:0, raporton "Zeri.info".

Pas gjashtë javësh në elitën e futbollit kosovar, John ka arritur në kuotën e pesë golave me skuadrën që drejtohet nga trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani.

Në një prononcim për "Zeri.info", Otto John i cili më parë ka luajtur te Trepça'89 dhe Skënderbeu i Korçës, ka thënë se është i kënaqur me formën aktuale.

"Unë jam i kënaqur me formën time deri më tani, por unë besoj se mund të bëj më shumë", deklaroi John.

Në ndeshjen e radhës, në mesjavë, FC Prishtina do të përballet me Feronikelinn, derisa John pret një ndeshje të vështirë ndaj ish-kampionit të Kosovës.

"Unë pres që të jetë një ndeshje e vështirë, por ne duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të jemi të gatshëm për këtë sfidë", tregon më tej sulmuesi nigerian.

Për fund, John beson se skuadra e tij do t'i arrijë synimet.

"Unë besoj te skuadra që kemi, por ne kemi ende shumë ndeshje për t'i zhvilluar, kështu që ne do të shkojmë ndeshje pas ndeshje", përfundoi të dielën për "Zeri.info" Otto John. /Zeri.info