Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Rasti i pabesueshëm që Gareth Bale e humbi në ndeshjen Tottenham - West Ham

Rasti i pabesueshëm që Gareth Bale e humbi në ndeshjen Tottenham - West Ham

Sport October 18, 2020 - 21:28

Tottenhami nuk ka arritur të nxjerrë asgjë më shumë se një pikë në përballjen e sontme ndaj West Ham Unitedit.

Në "Tottenham Hotspur Stadium", Tottenhami është përballur sonte në një derbi lokal me West Hamin, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në Londër, Tottenhami dhe West Hami barazuan 3:3 në një ndeshje tejet interesante.

Në këtë ndeshje për Tottenhamin barazoi edhe ylli uellsian, Gareth Bale, i cili u rikthye te Spurs këtë verë pas largimit nga Tottenhami.

Megjithatë, Bale u përfol shumë në rrjetet sociale pas një rasti të humbur.

Pasi shmangi mjaft mirë mbrojtjen kundërshtare, Bale dështoi të shënojë i vetëm përballë portierit të West Hamit. /Zeri.info