Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Kosovare Asllani nuk ka të ndalur, realizon sërish për Real Madridin

Kosovare Asllani nuk ka të ndalur, realizon sërish për Real Madridin

Sport October 18, 2020 - 21:24

Skuadra e femrave të Real Madridit ka triumfuar kundër Rayo Vallecanos me rezultat 3:1.

Në mesin e golashënuesve për madrilenet ishte Kosovare Asllani, shkruan "Zeri.info".

Futbollistja nga Kosova realizoi golin e dytë për Real Madridin në këtë ndeshje.

Ndryshe, ky është goli i dytë i reprezentueses së Suedisë këtë edicion.

Real Madridi në kategorinë e femrave pas tri ndeshjeve zë vendin e 12-të me katër pikë. /Zeri.info