Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Barazim dramatik mes Tottenhamit dhe West Hamit, debuton Gareth Bale

Barazim dramatik mes Tottenhamit dhe West Hamit, debuton Gareth Bale

Sport October 18, 2020 - 19:25

Tottenhami nuk ka arritur të nxjerrë asgjë më shumë se një pikë në përballjen e sontme ndaj West Ham Unitedit.

Në "Tottenham Hotspur Stadium", Tottenhami është përballur sonte në një derbi lokal me West Hamin, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në Londër, Tottenhami dhe West Hami barazuan 3:3 në një ndeshje tejet interesante.

Image

Pjesa e parë i takoi plotësisht vendasve të cilët shënuan tre gola përmes Son ('1) dhe Harry Kane ('8, '16).

Ndërkaq, në pjesën e dytë, West Hami u këndell duke shënuar tre gola përmes Fabian Balbuena ('82), autogolit të Davinson Sanchezit ('85) dhe Manuel Lanzinit ('90).

Pas pesë javësh, Tottenhami mbetet në vendin e gjashtë në tabelë me tetë pikë, kurse West Hami në vendin e tetë me shtatë pikë. /Zeri.info