Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Zyrtare: Liverpooli konfirmon se Van Dijk duhet t'i nënshtrohet operimit pas lëndimit të pësuar

Zyrtare: Liverpooli konfirmon se Van Dijk duhet t'i nënshtrohet operimit pas lëndimit të pësuar

Sport October 18, 2020 - 19:19

Liverpooli mund të konfirmojë se Virgil van Dijk do t'i nënshtrohet një operacioni në gju pas lëndimit të pësuar në barazimin e djeshëm 2:2 ndaj Evertonit.

Qendërmbrojtësi holandez këputi ligamentet e gjurit pas një përplasje me portierin Jordan Pickford në "Goodison Park", shkruan "Zeri.info".

Van Dijk u detyrua të largohej nga loja dhe ekzaminimet mjekësore treguan se ai ka nevojë për një operim.

Deri më tani ende nuk është konfirmuar periudha se sa do të mungojë reporezentuesi holandez.

Pas operimit, Van Dijk do ta nis programin e rehabilitimit me stafin mjekësor të Liverpoolit. /Zeri.info