Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Pas javës së gjashtë në Superligë, ky ekip ka pësuar 17 gola

Pas javës së gjashtë në Superligë, ky ekip ka pësuar 17 gola

Sport October 18, 2020 - 19:11
Detajet

Sot (e diele) është mbyllur edhe java e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll me dy ndeshje në program, raporton “Zeri.info”.

Në dy ndeshjet e zhvilluara, sikurse në derbin e madh lokal Drita – Gjilani edhe në takimin e zhvilluar në Mitrovicë në mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit portat kanë qenë të paprekura.

Pas gjashtë xhirove të zhvilluara në Superligë, skuadra e Besës e cila është inkuadruar në Superligë këtë vit është skuadra që ka pësuar më së shumti gola.

Me katër golat e pësuar nga Prishtina ditën e djeshme (e shtunë), klubi pejan shkon në shifrën e 17 golave të pranuar.

Dy skuadrat që i kanë “tundur” rrjetën më së shumti janë Ballkani e cila e mposhti 1:4 në xhiron e parë, dhe Prishtina e cila këtë xhiro në “Fadil Vokrri” e mposhti 4:0.

Ekipi tjetër me më së shumti gola të pranuar është Drenica, që ka pranuar 11 gola.

Besa aktualisht ndodhet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit me tre pikë.

/Zeri.info