Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Golashënuesit më të mirë në Superligë pas gjashtë javësh, distancë e madhe mes Mirlind Dakut dhe të tjerëve

Golashënuesit më të mirë në Superligë pas gjashtë javësh, distancë e madhe mes Mirlind Dakut dhe të tjerëve

Sport October 18, 2020 - 19:08

Me ndeshjet Drita - Gjilani (0:0), Trepça'89 - Feronikeli (0:0) është mbyllur java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Kjo xhiro ka sjellur përballje dhe rezultate tejet interesante në përgjithësi, shkruan "Zeri.info".

Pas gjashtë javësh, epitetin e golashënuesit më të mirë në Superligën e Kosovës vazhdon ta mbajë sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku.

"Bomberi" nga Gjilani në gjashtë ndeshjet e para ka arritur t'i zhvillojë 12 gola.

Në vendin e dytë renditet sulmuesi i FC Prishtinës, Otto John i cili ka arritur në kuotën e pesë golave.

Bedri Greca dhe Marclei i Feronikelit, Kastriot Rexha i Dritës dhe Armend Thaqi vijnë më pas me nga tre gola.

Në fotografinë e mëposhtme mund të gjeni renditjen e golashënuesve më të mirë në këtë fillim edicioni. /Zeri.info

Image