Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Rikthehen fyerjet raciste në Gjermani, thirrjet absurde ndaj talentit të Dortmundit

Rikthehen fyerjet raciste në Gjermani, thirrjet absurde ndaj talentit të Dortmundit

Sport October 18, 2020 - 18:51
Detajet

Njëra nga fenomenet më të shëmtuara në futboll padyshim se janë thirrjet dhe fyerjet raciste nëpër stadiume në botë, shkruan “Zeri.info”.

Caku i këtyre thirrjeve kanë qenë shumë yje të futbollit në botë. Rasti i fundit ka ndodhur në Gjermani, saktësisht në ndeshjen e ekipeve të moshave të Schalke 04 dhe Borussia Dortmundit.

Talenti i ri i Dortmundit, Youssoufa Moukoko ka qenë “viktima” e radhës e fyerjeve raciste që kanë ndodhur në ndeshjen ku të rinjët e Dortmund kanë mposhtur Schalken 04 me rezultat 2-3.

“Shko në dreq ti gjë e zezë”, “shko shtrihu në varrin tënd”, “do t’i thyejmë kockat”, kanë qenë disa nga thirrjet drejtuar futbollistit kamerunas.

Pas kësaj ngjarje pritet që Federata Gjermane e Futbollit të marrë masa ndaj klubit "nikoqir".

/Zeri.info