Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Milot Rashica kalon te Leverkuseni në janar, vjen reagimi i ashpër i tifozëve të Aston Villës

Milot Rashica kalon te Leverkuseni në janar, vjen reagimi i ashpër i tifozëve të Aston Villës

Sport October 18, 2020 - 18:33

Anësori i Werder Bremenit, Milot Rashica i cili është lidhur me një kalim tek Aston Villa gjatë afatit kalimtar veror, raportohet se ka arritur marrëveshje për t'u transferuar te Bayer Leverkuseni në janar.

Reprezentuesi i Kosovës ishte i lidhur ngushtë me një kalim në "Villa Park", por marrëveshja mes palëve nuk arriti të konkretizohej asnjëherë, shkruan "Zeri.info".

Aston Villa raportohej se ishte pajtuar të paguajë klauzolën e Rashicës, por që kushtet personale ishin bërë problematike.

Tani, mediumi gjerman "Bild" raporton se Rashica tashmë ka vendosur t'i bashkohet Bayer Leverkusenit në afatin kalimtar dimëror.

Dhe tifozët e Aston Villës kanë reaguar pas këtyre zhvillimeve, derisa njëri prej tyre në rrjetet sociale shkroi: "Ne nuk kemi nevojë për të më".

"Do të ishte një transferim i keq", shkroi një tjetër.

Ndërkaq, një tjetër shkroi: "Lëvizja e tij e madhe ishte Leverkuseni? Dikush të më tregojë se ai do të marrë një agjent më të mirë". /Zeri.info