Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Ibrahimoviç vazhdon me thumbime: Milano nuk ka pasur kurrë mbret, kanë një zot!

Ibrahimoviç vazhdon me thumbime: Milano nuk ka pasur kurrë mbret, kanë një zot!

Sport October 18, 2020 - 18:26
Detajet

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç ka vazhduar me thumbimet e tij pas derbit të qytetit ndaj Interit, ku ishte protagonisti kryesor me dy gola duke ia dhënë fitoren (1-2) “Rossonerëve”, shkruan “Zeri.info”.

Ibra ka postuar një fotografi në rrjetet e tij sociale duke ia bashkangjitur edhe një përshkrim.

“Milano nuk ka pasur kurrë një mbret, ata kanë një zot”, ka shkruar Ibrahimoviç.

Kujtojmë se Zlatan Ibrahimoviç është shëruar nga koronavirusi disa ditë para ndeshjes me “Neurazzurët”, derisa është rikthyer në mënyrë fantastike duke ia siguruar Milanit fitoren e parë pas shumë vitesh në derbin e njohur si “Derby della Madoninna”.

/Zeri.info