Ishte pritur nga klubi turk me bakllava, por bën debutim skandaloz

Ishte pritur nga klubi turk me bakllava, por bën debutim skandaloz

Sport October 18, 2020 - 17:58

Kevin Mirallas ishte pritur ngrohtë te skuadra turke, Gaziantepi me bakllava.

Megjithatë, ish-futbollisti i Evertonit dhe Fiorentinës nuk ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te klubi elitar turk, shkruan "Zeri.info".

Që në minutën e 28-të, ai mori karton të kuq dhe u largua nga loja.

Fillimisht, në minutën e 26-të, ai u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa dy minuta më vonë mori edhe të dytin.

Ndryshe, ndeshja mes Antalyasporit dhe Gaziantepit u mbyll me katër kartona të kuq. /Zeri.info