Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Mario Gotze e nis për mrekulli aventurën në Holandë, shënon gol të bukur

Mario Gotze e nis për mrekulli aventurën në Holandë, shënon gol të bukur

Sport October 18, 2020 - 17:06

Mario Gotze e ka nisur për mrekulli aventurën e tij në futbollin elitar holandez.

Fantazisti gjerman pas largimit nga Borussia Dortmundit, këtë verë u transferua në Holandë te PSV Eindhoveni, raporton "Zeri.info".

Ndërkaq, sot ai ka debutuar për PSV-në nga minuta e parë, derisa ka shënuar gol që në fillim.

Pas një aksioni të bukur, Gotze arriti ta mposhtë portierin kundërshtar. /Zeri.info