Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Armando Broja i siguron fitoren Vitesses me dy gola

Armando Broja i siguron fitoren Vitesses me dy gola

Sport October 18, 2020 - 16:58
Detajet

Futbollisti shqiptar, Armando Broja ka kontribuar me dy gola për fitoren e skuadrës së tij, Vitesse e cila e mposhti Den Haag në Eredivisie, shkruan “Zeri.info”.

Pas kësaj fitore, Vitesse fal futbollistit shqiptar ka 12 pikë në tabelë dhe radhitet në vendin e tretë në tabelën e futbollit holandez.

Broja ka shënuar tre gola në katër ndeshje për skuadrën "verdhë e zi".

Kujtojmë se Broja është i huazuar te Vitesse nga gjigandi londinez, Chelsea.

/Zeri.info.