Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Torino në formë katastrofale, Vojvoda luan nga fillimi në humbjen nga Cagliari

Torino në formë katastrofale, Vojvoda luan nga fillimi në humbjen nga Cagliari

Sport October 18, 2020 - 16:57

Torino ka pësuar humbje të papritur nga Cagliari në kuadër të kampionatit elitar italian, Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Stadio Olimpico di Torino", vendasit janë mposhtur me rezultat 2:3 nga Cagliari, shkruan "Zeri.info".

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda te Torino.

Image

Mbrojtësi drenicas luajti 79 minuta në këtë ndeshje, para se të largohej nga loja.

Nga faqja e mirënjohur për vlerësimin e futbollistëve, Vojvoda mori notën 6.3 për paraqitjen e tij.

Torino pas katër ndeshjeve ka zero pikë dhe renditet në fund të tabelës, derisa Cagliari ngritet në vendin e 12-të me katër pikë. /Zeri.info