Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Duro pas ndeshjes: Jam shumë i kënaqur me atë që kam gjetur në Kosovë

Duro pas ndeshjes: Jam shumë i kënaqur me atë që kam gjetur në Kosovë

Sport October 18, 2020 - 16:41
Detajet

Trepca ’89 dhe Feronikeli kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, raporton “Zeri.info”.

Pas 90 minutave, rrjetat mbetën të pa prekura duke bërë që dy skuadrat të ndajnë pikët.

Trajneri i ri nga Shqipëria i “Industrialistëve”, Klodian Duro e kishte ndeshjen e parë zyrtare me klubin nga Drenasi dhe arriti të merrë një pikë në debutim.

Ai është shprehur pas ndeshjes se është i kënaqur me atë që ka gjetur në Kosovë.

“Jam shumë i kënaqur me atë që kam gjetur në futbollin kosovar. Ne sot kërkonim vetëm fitore që të kthenim atmosferën pozitive dhe besimin në skuadër. Jam shumë i kënaqur me shpirtin luftarak që tregoi skuadra”, tha Duro për “Art Sport”.

“Ne i patëm mundësitë tona për ta fituar ndeshjen dhe normalisht që krijuam edhe hapësira prapa, që kundërshtari i shfrytëzoi”, vazhdoi ai.

Duro e komplimentoi paraqitjen e skuadrës mitrovicase pasi që sipas tij ata qëndruan shumë mirë.

“89-shi pati disa raste dhe meritojnë komplimente sepse për asnjë moment nuk u shpërbë dhe qëndroi shumë mirë taktikisht”, shtoi me tutje trajneri i Feronikelit.

“Unë e kam gjetur ekipin në gjendje shumë të mirë fizike. Sigurisht, do të punojmë që të përmirësohemi edhe më shumë”, përfundoi trajneri Duro.

Feronikeli me këtë barazim radhitet në vendin e 8-të me gjashtë pikë. /Zeri.info