Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Idrizi pas barazimit me Feronikelin: Këtë aspekt e kemi të dobët

Idrizi pas barazimit me Feronikelin: Këtë aspekt e kemi të dobët

Sport October 18, 2020 - 16:39

Trepca ’89 dhe Feronikeli kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, raporton “Zeri.info”.

Pas 90 minutave, rrjetat mbetën të paprekura duke bërë që dy skuadrat të ndajnë pikët.

Pas ndeshjes, trajneri i Trepçës'89, Shpëtim Idrizi ka thënë se konkretizimi i aksioneve nga ana e skuadrës së tij është e dobët.

“Falënderoj futbollistët për mënyrën e lojës. Deri te goli kemi ardhur shumë mirë, por konkretizimin po e kemi të dobët”, ka thënë Idrizi për "ArtSport", përcjell "Zeri.info".

“Mungesa e Manajt? Sigurisht që vërehet, por jam i kënaqur edhe me sulmuesin Bizmark”, tregoi ai.

“Mendoj që me paraqitjet dhe angazhimin që e kemi treguar në dy ndeshjet e fundit, sot ndaj Feronikelit dhe ndaj Dritës në Gjilan, ndeshjet e ardhshme do t’i kryejmë mirë dhe do të kemi sukses”, shtoi trajneri mitrovicas. /Zeri.info