Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Trajneri i ri i Feronikelit, Klodian Duro debuton me barazim në Superligë

Trajneri i ri i Feronikelit, Klodian Duro debuton me barazim në Superligë

Sport October 18, 2020 - 16:31
Detajet

Trepca ’89 dhe Feronikeli kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, raporton “Zeri.info”.

Pas 90 minutave, rrjetat mbetën të pa prekura duke bërë që dy skuadrat të ndajnë pikët.

Trajneri i ri nga Shqipëria i “Industrialistëve”, Klodian Duro e kishte ndeshjen e parë zyrtare me klubin nga Drenasi dhe arriti të merrë një pikë në debutim.

Duro erdhi si pasues i trajnerit prishtinas, Afrim Toverlani i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit pas humbjes kundër Dritës në shtëpi.

Me këtë barazim, Trepça ’89 radhitet në vendin e 7-të me 7 pikë, një më shumë se Feronikeli që gjendet një vend më poshtë me 6 pikë.

/Zeri.info