Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Anuloni të gjitha planet për mesjavë, na presin superndeshje në Superligën e Kosovës

Anuloni të gjitha planet për mesjavë, na presin superndeshje në Superligën e Kosovës

Sport October 18, 2020 - 16:31

Me ndeshjet Drita - Gjilani (0:0), Trepça'89 - Feronikeli (0:0) është mbyllur java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Xhiro e ardhshme do të zhvillohet në mesjavën që po vjen, derisa do të kemi superndeshje në ekranet televizive, shkruan "Zeri.info".

Padyshim, vëmendja kryesore në këtë xhiro do të jetë në ndeshjet Ballkani - Drita dhe Feronikeli - FC Prishtina.

Ndeshje interesante do të luhet edhe në Gjilan mes Gjilanit dhe Trepçës'89, derisa Besa është nikoqire e Llapit në Pejë.

Kurse, ndeshja tjetër është mes Drenicës dhe Arbërisë së Dobrajës në Skënderaj.

Ndeshjet në fjalë luhen më 20 dhe 21 tetor, dhe të gjitha prej tyre nga ora 14:00. /Zeri.info

Image