Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Renditja tabelore në Superlië pas dy ndeshjeve të sotme

Renditja tabelore në Superlië pas dy ndeshjeve të sotme

Sport October 18, 2020 - 16:20

Derbi i flaktë lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit ka përfunduar në “paqe” duke luajtur pa gola (0-0) në kuadër të javës së gjashtë në Superligë, shkruan “Zeri.info”.

Ky rezultat më së shumti i ka konvenuar skuadrës së Ismet Munishit, Ballkanit i cili tashmë ka 16 pikë dhe është distancuar gjashtë pikë larg vendit të dytë ku gjendet Drita që ka 10 pikë, por që ka dy lojë më pak.

Gjilani me këtë pikë të fituar ngritet në vendin e tretë të klasifikimit me nëntë pikë të tubuara.

Nga ana tjetër, ndeshja e javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Trepçës ’89 e Feronikelit është mbyllur pa fitues 0:0, shkruan “Zeri.info”

Pas gjashtë javësh, Trepça'89 zë vendin e shtatë në tabelë me shtatë pikë, kurse Feronikeli në vendin e tetë me gjashtë pikë sosh. /Zeri.info