Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Zyrtare: Llapi huazon Hajdin Salihun te Lokomotiva e Zagrebit

Zyrtare: Llapi huazon Hajdin Salihun te Lokomotiva e Zagrebit

Sport October 18, 2020 - 16:03
Detajet

Klubi Futbollistik “Llapi” e ka zyrtarizuar kalimin e futbollistit, Hajdin Salihu te skuadra kroate, Lokomotiva e Zagrebit, raporton “Zeri.info”.

Siç ka njoftuar klubi nga Podujeva, bëhet e ditur se kalimi i 18-vjeçarit te Lokomotiva e Zagrebit është në formë huazimi deri në vitin 2021, por që Lokomotiva ka të drejtë blerjen e kartonit të tij.

Hajdini kishte debutuar në Superligën e Kosovës si 17-vjeçar, dhe ka zhvilluar 12 paraqitje gjatë edicionit 2019/2020.

Gjithashtu, futbollisti në fjalë ishte i ftuar edhe nga përzgjedhësi Rafet Prekazi në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor për Kosovën U21.

Për fund, klubi “bardhekaltër” i ka dëshiruar sukses futbollistit te skuadra e tij e re që bën pjesë në Superligën e Kroacisë.

/Zeri.info