Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Nuk ka fitues në Mitrovicë, Klodian Duro e nis me barazim

Nuk ka fitues në Mitrovicë, Klodian Duro e nis me barazim

Sport October 18, 2020 - 15:55
Lajmet e fundit nga sporti

Ndeshja e javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Trepçës ’89 e Feronikelit është mbyllur pa fitues, shkruan “Zeri.info”

Ndeshja ishte e mirë dhe e luftuar shumë në fushë, por për fat të keq nuk solli asnjë gol.

Në këtë ndeshje debutoi trajneri Klodian Duro që udhëhoqi Feronikelin pas largimit të Afrim Tovërlanit. Gjithsesi, ky barazim vetëm sa e largon edhe më shumë “Niklin” nga objektivat, derisa Trepça’89 mund të jetë e lumtur me një pikë, kur dihet se sivjet synim kryesor e ka mbijetesën në elitën e futbollit. /Zeri.info