Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Mezani: Ishim të përgatitur për një lojë të fortë dhe me duele

Mezani: Ishim të përgatitur për një lojë të fortë dhe me duele

Sport October 18, 2020 - 15:35
Lajmet e fundit nga sporti

Derbi i Anamoravën, Drita - Gjilani nuk ka sjellë fitues, kjo pasi u mbyll me rezultat të barabartë 0:0, shkruan “Zeri.info”.

Të dyja skuadrat luajtën fortë dhe pati duele por për fat të keq nuk solli asnjë gol. Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani për “Art Sport” ka thënë se ekipi i tij nuk e nisi mirë ndeshjen por në vazhdim e dominuan atë.

E nisëm ndeshje mirë, por më pas filluam të lëshonim terren, me ç’rast edhe skuadra e Dritës na vuri në vështirësi për disa momente. Në pjesën e dytë u shfaqëm krejtësisht ndryshe, me ç’rast dominuam kundërshtarin në fushën e lojës. Tentuam të mbanim topin sa më gjatë në posedim dhe të krijonim mundësi, por gjithsesi mbetem i kënaqur me reagimin e skuadrës në pjesën e dytë dhe kjo ka rëndësi. Ishte ndeshje e fortë dhe ne e dinim se gjithmonë në derbi ndeshjet janë të forta dhe ka duele, pasi luftohet për të fituar. Ne ishim përgatitur edhe për duele të forta. Kemi lojtarë që ja dinë eksperiencën dhe dinë si t’ju qasen këtyre ndeshjeve”, ka thënë Mezani. /Zeri.info