Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Gavazaj “debuton” te Prishtina, flet për rikthimin në fanellën bardhekatër pas 7 viteve

Gavazaj “debuton” te Prishtina, flet për rikthimin në fanellën bardhekatër pas 7 viteve

Sport October 18, 2020 - 13:13
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina dje ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Besën në kuadër të javës së 6-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Bardhekaltrit zhvilluan një ndeshje tejet të bukur dhe natyrisht në këtë ndihmoi shumë i rikthyeri në futbollin kosovar, Enis Gavazaj. Ai luajti titullar dhe shfaqi një performancë të jashtëzakonshme, edhe pse e pranon se ende nuk është në nivelin që ai dëshiron.

“Po dje ishte paraqitja e parë dhe jam i kënaqur me lojën edhe pse isha me disa probleme po besoj se ka shkuar mirë”, ka thënë fillimisht Gavazaj për “Zeri.info”, duke bërë një krahasim nga koha kur e la Prishtinën para shtatë vite për t’u transferuar te Genti në Belgjikë.

“Mendoj se futbolli kosovar ka pasur rritje pas pranimit në UEFA. Unë besoj fuqishëm se në vitet e ardhshme do të jetë edhe shumë më i fortë”, ka vlerësuar ish mesfushori prizrenas i Kombëtares së Shqipërisë, Enis Gavzaj i cili skuadrës kryeqytetase iu bashkua këtë afat kalimtar nga Kukësi i Shqipërisë.

Edicioni i fundit kur Prishtina e fitoi kampionatin ishte në vitin 2012-2013 në kohën kur edhe u pat larguar Gavazaj nga Prishtina në drejtim të Belgjikës. Sivjet skuadra bardhekaltër ka bërë shumë ndryshime me synim që të arrijë të ky objektiv dhe fantazisti i Prishtinës beson shumë në këtë gjë.

“Prishtina ka bërë shumë ndryshime dhe unë besoj se këto ndryshime janë cilësore. Ne do të japim maksimumin që të arrijmë te objektivat”, ka përfunduar Gavazaj. /Zeri.infoImage