LAJMI I FUNDIT: Ndahet nga jeta trajneri i njohur shqiptar, Vildan Tufi

LAJMI I FUNDIT: Ndahet nga jeta trajneri i njohur shqiptar, Vildan Tufi

Sport October 18, 2020 - 12:47
Lajmet e fundit nga sporti

Vildan Tufi, trajneri shkodran i mirënjohur i atletikës, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Profesori dhe atleti i mirënjohur vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe fatkeqësisht nuk ka fituar dot betejën.

Kryebashkikja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Profesorit Tufi.

“Një humbje e madhe për sportin shkodran e shqiptar, për atletikën shkodrane e shqiptare. Trajner i palodhur i kampionëve, edukator shembullor dhe prind e familjar si ai. E prisnim të gjithë që të kthehej në pistat e atletikës, e prisnim që të fitonte betejen me sëmundjen e rëndë! Fatkeqësisht nuk ia doli, për tu larguar nga kjo jetë vetëm fizikisht. Profesor Vildan Tufi do te jetojë përmes kampionëve të panumërt që stërviti, titujve e medaljeve që përmes punës së tij, i solli në Shkodër. Pushofsh në paqe Profesor Vili! Do të na mungosh”, shprehet kryetarja e Bashkisë së Shkodrës.

Vildan Tufi ishte vlerësuar pak muaj më parë nga Presidenti Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”. Image