Superliga Live: Drita - Gjilani, mbyllet ndeshja

Superliga Live: Drita - Gjilani, mbyllet ndeshja

Sport October 18, 2020 - 12:42
Lajmet e fundit nga sporti

Java e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje mjaft interesante ku përballën, Drita -Gjilani dhe Trepça’89 – Feronikeli, shkruan “Zeri.info”.

Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në Anamoravë aty ku ballafaqohen dy rivalët e mëdhenj Drita e Gjilani, skuadra këto që edhe sivjet do të rivalizojnë titullin e kampionit. Të kujtojmë se edicionin e kaluar ishte Drita kampione derisa Gjilani nënkampion, gjë e cila bën që sivjet të pritet luftë edhe më e ashpër.

E keqja më e madhe e kësaj ndeshjeje e cila nis nga ora 13:30 është se ajo luhet pa shikues, për shkak të pandemisë COVID-19. Sido që të jetë lufta në fushë pritet të jetë shumë e ashpër dhe vetëm fitorja kënaq si për Dritën ashtu edhe për Gjilanin.

Superliga Live

Drita - Gjilani 0:0

90'+4 Mbyllet ndeshja

75' Vazhdon të mbetet rezultati 0:0. Drita po sulmon më shumë por nuk po gjenë hapësira në mbrojtjen e Gjilanit

57′ Rexha i Dritës gjuan brenda zonës, por pret portieri Enea Koliqi

46' Nis pjesa e dytë

Image

45'+ Mbyllet pjesa e parë

33' Enea Koliqi i Gjilanit ka bërë dy pritje të mira në dy gjuajtje te ndryshme të Dritës, fillimisht ndaj Xhevdet Shabanit e pastaj te Ilir Blakçorit

17’ Gjyqtari Mërvan Bejtullahi duket se do të ketë shumë punë sot. Loja është e ashpër, ndëshkohet Kurtaj i Gjilanit pas një ndërhyrje në Kastriot Rexhën

05' Ndeshja duket shumë e ashpër. Blakçori i Dritës ka rrezikuar ndëshkimin pas një ndërhyrje të ashpër por gjyqtari e fal. Më vonë Rexha (Drita) u ndëshkua me të verdhë per një ndërhyrje të ashpër.

01' Nis ndeshjaImage

Formacionet:

Drita: Maloku, Brdarovski, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Haxhimusa, Rexha. Trajner: Ardian Nuhiu

Gjilani: Koliqi, Fustar, Rapa, Kastrati, Jackson, Keita, Musolli, Kurtaj, Hajdari, Progni, Nikaç. Trajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Shpëtim Murtezi. 

 

Trepça ’89 – Feronikeli 0:0

46' Nis pjesa e dytëImage

45'+4 Mbyllet pjesa e parë

28′ Rast i mirë për Feronikelin, Argjend Malaj gjuan me kokë, por topi shkon mbi traversë

08′ Lëndim i rëndë te Trepça '89. Albert Kaqiku lëndon hundën Rilind Nimani inkuadrohet në vend të tij. Kaqiu u dërgua me ambulancë në spitalImage

01' Nis ndeshja

Formacionet:

Trepça '89: Prince, Berisha, Kaqiku, Kaçar, Dedia, Okonkwo, Jashari, Darwish, Arb. Muja, Avdyli, Bismark. Trajner: Shpëtim Idrizi

Feronikeli:  Avdyli, Kuka, Malaj, Lladrovci, Hoxhaj, Dabiqaj, Milickovic, Da Silva, Bojku, Greca, Hoti. Trajner: Klodian Duro

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Alban Shala. /Zeri.info