Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Gjyqtari shqiptar Bekim Zogaj ndanë drejtësinë e Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Gjyqtari shqiptar Bekim Zogaj ndanë drejtësinë e Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Sport October 18, 2020 - 11:37
Lajmet e fundit nga sporti

Gjyqtari kosovar me pasaportë zvicerane Bekim Zogaj, vazhdon të paraqitet në ndeshje të mëdha të futbollit evropian, shkruan “Zeri.info”.

Zogaj, këtë herë do të ndajë drejtësinë në stadiumin e famshëm “Camp Nou” në Ligën e Kampionëve ku Barcelona ndeshet me Ferencvarosin.

Është hera e parë që një gjyqtar nga Kosova, që do të ndajë drejtësinë në nivelin e grupeve!

Barcelona është në grupin G, e cila të martën (me 20 tetor, 21.00) luan si vendas në Camp Nou dhe kërkon fitore kundër Fderencvarosit, ku paraqitet reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni. /Zeri.infoImage