Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Wanda Nara: Nuk ka derbi pa Icardin

Wanda Nara: Nuk ka derbi pa Icardin

Sport October 18, 2020 - 10:54
Lajmet e fundit nga sporti

Gruaja e futbollistit argjentinas Maurio Icardi, Wanda Nara ka “thumbuar” tifozët e Interit pas humbjes së pësuar nga Milani të shtunën në “San Siro” me rezultat 1:2, transmeton "Zeri.info".

Pas përfundimit të ndeshjes, partnerja e ish-lojtarit të Interit, ka postuar një foto në profilin e saj ku shkruan: “Pa dashurinë nuk ka derbi! Përgëzime miqve të Milanit për fitoren”.

Një thumbim ky i drejtpërdrejtë për Interin dhe drejtuesit zikaltër, që vendosën të largonin nga skuadra sulmuesin Icardi, i cili tashmë luan te PSG-ja në Francë. /Zeri.infoImage