Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Portieri shqiptar që mbron në Ukrainë parashikon ndeshjen Drita – Gjilani

Portieri shqiptar që mbron në Ukrainë parashikon ndeshjen Drita – Gjilani

Sport October 18, 2020 - 10:39
Lajmet e fundit nga sporti

Java e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje mjaft interesante ku përballën, Drita -Gjilani dhe Trepça’89 – Feronikeli, shkruan “Zeri.info”.

Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në Anamoravë aty ku ballafaqohen dy rivalët e mëdhenj Drita e Gjilani, skuadra këto që edhe sivjet do të rivalizojnë titullin e kampionit.

Ish portieri i Dritës së Gjilanit tash pjesë e Olimpik Donetsk në Ukrainë, Betim Halimi në një bisedë për “Zeri.info” ka folur për këtë derbi të cilën edhe vetë e kishte përjetuar në edicionin 2017-2018 kur ishte pjesë e Dritës.

“Për mendimin tim Drita është favorite në këtë ndeshje, kjo pasi vijnë me një seri të mirë të fitoreve këtë sezon. Përveç kësaj mendoj se kanë kualitet edhe eksperiencë në ekip”, ka thënë për “Zeri.info”, Halimi, duke shtuar se përkundër që momentalisht është shumë larg Kosovës ai mundohet ta përcjellë Superligën.

“Po mundohem rregullisht mi përcjell ndeshjet e Superligës, sivjet pritet të kemi shumë ndeshje interesante dhe të forta”, ka përfunduar Halimi. /Zeri.infoImage