Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Zhdukja misterioze e të dashurës së Vladimir Putin: Çfarë po ndodh me ish-sportisten e famshme

Zhdukja misterioze e të dashurës së Vladimir Putin: Çfarë po ndodh me ish-sportisten e famshme

Sport October 18, 2020 - 08:04
Lajmet e fundit nga sporti

Alina Kabaeva ishte një ishte gjimnastja kampione olimpike e quajtur “gruaja më fleksibël e Rusisë”, e cila pozoi nudo për një revistë për burra.

Tani, pasi u lidh me Vladimir Putin për 12 vjet dhe dyshohet se lindi binjakë nga presidenti, ajo është zhdukur.

Kur The Sun zbuloi zhdukjen e saj javën e kaluar, historia u ndoq në të gjithë botën – përveç në Rusi, ku media zyrtare qëndroi e heshtur.

Alina, 37-vjeç, nuk është parë në publik që kur besohej se ishte dy muaj shtatzënë me dy djem. Gjithashtu, thuhet se ka lindur në një klinikë në Moskë në prill të vitit të kaluar – megjithëse zyrtarisht u mohua.

Sipas disa raporteve, foshnjat janë e katërta dhe e pesta e saj nga Putini.

Shoqja e saj Lyasan Utiasheva, drejtuese televizive me 4.9 milion ndjekës në rrjetet sociale, thotë se ajo nuk ka mundur të kontaktojë me ish-shoqen e saj Alina.

Në ndërkohë, miqtë e Alinës dhe e gjithë Rusia, janë duke pritur se kur dhe a do të shfaqet ajo përsëri.Image