Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Fitore dramatike e 'Djajve të Kuq', mposhtin Newcastle Unitedin

Fitore dramatike e 'Djajve të Kuq', mposhtin Newcastle Unitedin

Sport October 17, 2020 - 23:00

Manchester Unitedi ka regjistruar fitore të madhe kundër Newcastle Unitedit në Premierligën angleze.

Në kuadër të kampionatit elitar anglez, "Djajtë e Kuq" kanë mposhtur Newcastle Unitedin, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e zhvilluar në "St James Park" i takoi mysafirëve me rezultat 1:4.

Harry Maguire ('23), Fernandes ('86), Wan-Bissaka ('90) dhe Rashford ('90) i shënuan golat e fitores për mysafirët.

Image

Ndërkaq, për vendasit shënoi autogol Luke Shaw në minutën e dytë.

Me fitoren e sontme, Manchester Unitedi mbetet në vendin e 14-t me gjashtë pikë të tubuara.

Kurse, Newcastle Unitedi renditet në vendin e 11-të me shtatë pikë sosh. /Zeri.info