Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Barça ndjek hapin e Real Madridit, pëson humbje nga Getafe

Barça ndjek hapin e Real Madridit, pëson humbje nga Getafe

Sport October 17, 2020 - 22:53

Getafe e ka befasuar Barcelonën në përballjen e sontme në kuadër të kampionatin elitar spanjoll, La Liga.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Coliseum Alfonso Perez", Getafe ka mposhtur Barcelonën me rezultat minimal, 1:0, shkruan "Zeri.info".

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Mata nga pika e bardhë minutën e 56-të.

Image

Përkundër tentimeve të Barcelonës, synimi nuk u arritë dhe Getafe mori tri pikë të arta.

Pas pesë javësh, Getafe ngritet në vendin e dytë në tabelë me dhjetë pikë të tubuara.

Kurse, Barcelona mbetet në vendin e nëntë në tabelë me shtatë pikë. /Zeri.info