Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Paqe mes Crotones dhe Juventusit

Paqe mes Crotones dhe Juventusit

Sport October 17, 2020 - 22:42

Juventusi nuk ka arritur asgjë më shumë se një barazim përballë Crotones.

Kampioni i Italisë ishte sonte mysafir i Crotones në kuadër të kampionatit elitar italian, Serie A, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në "Stadio Ezio Scida", Crotone dhe Juventusi barazuan 1:1.

Image

Simy shënoi për Crotonen në minutën e 12-të, derisa për Juventusin shënoi Morata në minutën e 21-të.

Juventusi luajti nga minuta e 60-të pa Federico Chiesan e ndëshkuar me karton të kuq, derisa "Zonjës së Vjetër" iu anulua edhe një gol për "offside".

Pas katër javësh, Juventusi ngritet në vendin e katërt në tabelë me tetë pikë, kurse Crotone mbetet në vendin e 18-të me një pikë. /Zeri.info

Image